Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Pejë, në rrugën “Wesley Clark”.
Një person ka qenë cak i sulmit, por që ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje.
Lidhur me rastin është deklaruar për zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Wesley Clark’ në Pejë ka të shtëna me armë, Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion, aty është takuar viktima i cili është sulmuar por fatmirësisht nuk kemi persona të lenduar, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia është në kërkim të personit të dyshuar”, tha Rugova.









