Detaje të tjera janë bërë të ditura për aksidentin me fatalitet, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor në fshatin Mleqan të Malidhevës.
Aksidenti tragjik ka ndodhur gjatë së shtunës dhe viktimë e tij është 72-vjeçari, Haki Fazli Gashi, i cili ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.
nga burimet e veta ka marrë informacione se si ka ndodhur rasti tragjik.
Sipas informacioneve që ka siguruar rasti ka ndodhur në një rrugë të ngushtë të këtij fshati (rrugë pa dalje).
“Kamioneta tu u kthy rikferc, në momentin kritik këmbësori ka qenë prapa kamionetës. Shoferi është nga Shqipëria, me kamionetë që mbledh hekurishte. Shoferi dyshohet që nuk ka pa viktimën në momentin goditjes”, i tha ky burim Klanit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, nga ora 17:00, në varrezat e fshatit Mleqan.
Aksidenti fatal në Malishevë, 72-vjeçari u godit nga vetura









