Tërbohet legjenda e United: “Një turp të humbësh kundër këtij Milan-i”

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, nuk e ka pritur aspak mirë humbjen e Djajve të Kuq ndaj Milanit të Ruben Amorim.

Gazetari David Ornstein raportoi në X fjalët e ish-mbrojtësit të Manchester United, Gary Neville:

“Në fakt më pëlqen mënyra se si përfundoi ndeshja: kjo është një thirrje zgjimi për bordin e Manchester United, i cili duhet të nënshkruajë lojtarë me cilësi të lartë para se të fillojë sezoni.

“United humbi ndaj një skuadre të Milanit që nuk ka fituar tre ndeshjet e fundit: është një turp i madh dhe klubi nuk po bën asnjë lëvizje për të nënshkruar askënd.

“Nëse nuk duan ta sjellin Manchester United përsëri në krye, duhet t’ia shesin klubin dikujt që e ka Unitedin në zemër”.