Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po përdor sistemin satelitor Copernicus për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të fuqishëm në Kolumbi.
Von der Leyen tha se BE-ja është gjithashtu e gatshme të ofrojë mbështetje të mëtejshme për autoritetet kolumbiane.
Zemra e Evropës është me popullin e Kolumbisë pas tërmetit të tmerrshëm në rajonin Choco”, ka deklaruar ajo, raporton BBC, \.
Sipas saj, përmes të dhënave satelitore të Copernicus, BE-ja po kontribuon në përpjekjet për vlerësimin e dëmeve dhe mbështetjen e ekipeve të shpëtimit në zonat e prekura.








