82-vjeçarja goditet nga një veturë në Korçë, dërgohet në spital

Një aksident trafiku është regjistruar në Korçë, ku një 82-vjeçare është përplasur nga një veturë teksa po kalonte rrugën.

Siç shkruan Euronewsal, e moshuara dyshohet se ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur u godit nga automjeti, \.

Drejtuesi i veturës e transportoi menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Mjekët bëjnë të ditur se 82-vjeçarja ka pësuar lëndime serioze, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.