Një zyrtar amerikan ka deklaruar se është arritur përparim në bisedimet mes Iranit dhe Omanit lidhur me Ngushticën e Hormuzit dhe se një marrëveshje pritet të arrihet së shpejti.
Duke folur për Reuters, zyrtari tha se, pasi të shpallet marrëveshja për rikthimin e lundrimit tregtar pa pengesa në Ngushticën e Hormuzit, Shtetet e Bashkuara do ta heqin bllokadën ndaj porteve iraniane, \.
“Ka përparim mes Omanit dhe Iranit për Ngushticën, dhe presim një marrëveshje së shpejti. Pasi marrëveshja të shpallet për rikthimin e lundrimit tregtar pa pengesa, Shtetet e Bashkuara do ta heqin bllokadën ndaj porteve iraniane”, ka thënë zyrtari.
Ai shtoi se veprimet e SHBA-së do të vazhdojnë të varen nga zbatimi i angazhimeve që merr Irani.








