A lejohet shtyrja e seancës konstituive? Tregon ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese (VIDEO)

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka sqaruar se brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve duhet të thirret seanca për konstituimin e Kuvendit, por jo domosdomshërisht të formohet institucioni.

“Kjo është e sanksionuar me Kushtetutë, që në momentin e certifikimit të rezultateve, duhet brenda 30 ditëve, presidenti i Kosovës ta thirr mbledhjen e parë konstituive të Parlamentit të Republikës së Kosovës, pastaj mund të shtyhet, sikur sot që e kanë shtyrë, pastaj e rregullon rregullorja e Kuvendit, që çdo 48 orë duhet të mblidhen deri ta zgjedhin struktura ose udhëheqësia e Kuvendit”, u shpreh Kryeziu.

Në kuadër të Speciales në Klan Kosova, Kryeziu shtoi se seanca mund të thirret edhe më herët, ndërsa maksimumi është 48 orë.

Pavarësisht se seanca u thirr brenda 30 ditëve, Kryeziu tha se e njëjta është vonuar.

“Seanca është thirr brenda 30 ditëve, megjithëse është vonuar, për mendim timin është dashur të thirret më herët…, përndryshe do të kishte qenë mirë që sot ose nesër të konstituohet Kuvendi me të gjithë mekanizmat që i ka”, u shpreh ai në Klan Kosova.