Iraola zyrtarizohet te Liverpool, nuk i fsheh dot emocionet: Nuk mund të ketë asgjë më tërheqëse sesa të drejtosh këtë klub

Andoni Iraola është tashmë zyrtarisht trajneri i ri i Liverpool. Pas një super sezoni që bëri te Bournemouth, ku i kualifikoi për herë të parë në historinë e tyre në Europa League, Iraola merr drejtimin e një klubi të madh si Liverpool.

Në intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit, spanjolli nuk i ka fshehur dot emocionet dhe gëzimin për këtë eksperiencë. “Jam shumë i emocionuar, me të vërtetë shumë i emocionuar. Sepse padyshim që e njihni Liverpoolin, e dini që është një klub i madh, një klub gjigant, një nga më të mëdhenjtë në botë.

Por duke e përjetuar nga brenda këtë gjë dhe ndjesi dhe duke e kuptuar pak më shumë këtë klub, gjithmonë kam menduar se është një klub i veçantë. Nuk keni nevojë për shumë gjëra për t’u tërhequr nga ky klub. Liverpooli është Liverpool. Por, padyshim, atmosfera, tifozët, klubi, lojtarët, mundësia për mua të stërvit futbollistë elitarë, mundësia për të luftuar për tituj… Mendoj se nuk mund të ketë asgjë më tërheqëse se kjo. Kështu që jam shumë i emocionuar që do të jem trajner i Liverpool”, tha spanjolli.

The post Iraola zyrtarizohet te Liverpool, nuk i fsheh dot emocionet: Nuk mund të ketë asgjë më tërheqëse sesa të drejtosh këtë klub appeared first on Telesport.