As Barcelona e as PSG. Një klub tjetër ofron 150 milionë euro për Alvarez

Ashtu siç edhe pritej, Julian Alvarez është protagonisti kryesor i merkatos së verës, e cila sapo ka filluar dhe pse jo ende zyrtarisht.

Deri tani, oferta e parë zyrtare për Alvarez ka qenë nga Barcelona, 100 milionë euro. Megjithëse kjo gjë është hedhur poshtë nga “Colchoneros”.

Përveç Barcelonës dhe PSG, një tjetër klub i madh është futur në garë për të siguruar shërbimet e Julian Alvarez. Sipas medieve angleze, kampioni i Premier League, Arsenal, është i gatshëm të “thyejë” bankën dhe të bëjë transferimin më të shtrenjtë në historinë e tij, duke ofruar plot 150 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

Ndërkohë, drejtuesit e Atletico Madridit vazhdojnë të jenë të bindur se Alvarez do të qëndrojë te “Colchoneros”, pavarësisht interesit të madh për të. Klubi madrilen ka bërë të ditur edhe më parë, se Alvarez do të largohet vetëm për një ofertë 200 milionë euro.

The post As Barcelona e as PSG. Një klub tjetër ofron 150 milionë euro për Alvarez appeared first on Telesport.