Nuk ka kaluar as një muaj nga largimi i Pep Guardiolës si trajner i Manchester City, pas plot 10 sezonesh. Daily Mirror zbulon se spanjolli ka marrë së fundmi një ofertë multi-milionëshe nga MLS.
Bëhet fjalë për Inter Miami, me pronar David Beckham, i cili ka menduar të bashkojë Guardiolën sërish me Lionel Messin, por trajneri spanjoll nuk ka marrë shumë kohë për të menduar dhe ka refuzuar direkt.
Sipas raportimit në fjalë, planet e Guardiolës për momentin përfshijnë një pushim të gjatë dhe pritjen për të filluar një fazë të re në karrierë, për të drejtuar këtë herë një kombëtare.
The post E BUJSHME: Guardiola merr zyrtarisht një ofertë multi-milionëshe. Spanjolli nuk humb kohë për ta menduar appeared first on Telesport.









