Ishte raportuar i zhdukur, i riu nga Prishtina kthehet në shtëpi shëndosh e mirë në shtëpi

Një person që ishte raportuar si i zhdukur në Prishtinë është kthyer shëndosh e mirë në shtëpi, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ishte raportuar më 22 maj 2026, rreth orës 00:10, në rrugën “Ymer Paqarizi” në Prishtinë, ku një qytetar kishte njoftuar se djali i tij, i cili ka probleme shëndetësore, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Më vonë, rreth orës 22:30 të së njëjtës ditë, ankuesi ka informuar Policinë se djali i tij është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë.

“Rr. Ymer Paqarizi, Prishtinë 22.05.2026 – 00:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij, i cili është me probleme shëndetësore, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Shtesë: 22.05.2026- 22:30. Ankuesi ka raportuar se djali i tij është kthyer në shtëpi shëndosh dhe mirë. Rasti është duke u hetuar.”