Pas nëntë vitesh te Liverpool, ku ka luajtur mbi 441 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar mbi 250 gola dhe ka dhënë 122 asiste, Mohamed Salah do të largohet në fund të këtij sezoni nga të kuqtë. Deri më sot janë përmendur shumë pista për destinacionin e ri të egjiptianit, i cili mesa duket do vazhdojë të qëndrojë ende në Europë dhe të luajë në nivel elitar.
Mediumi saudit WinWin.com zbulon se Salah ka refuzuar ofertat e ardhura shumë të majme të klubeve nga Arabisa Saudite. Sipas këtij mediumi, Salah është në bisedime me Atletico Madridin.
“Salah është një lojtar i nivelit të lartë dhe, sigurisht, çdo klub në Evropë do të donte të nënshkruante me atë. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje zyrtare dhe pengesa është paga e tij e lartë, e cila nuk përputhet me strukturën aktuale të pagave”, ka thënë një burim i afërt me klubin madrilen, sipas mediumit në fjalë.
Kujtojmë se Salah paguhet te Liverpool 20 milionë paundë në muaj, një shifër e vështirë për t’u përballuar nga një klub tjetër elitar në Europë, për moshën që aktualisht ka lojtari.
The post IDEJA E BUJSHME: Salah drejt transferimit në Madrid? Zbulohen prapaskenat e fundit appeared first on Telesport.









