Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar për qëndrimin e Qreverisë, sa i përket të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar që e rendisin Kosovën si vendin e dytë më të varfër në Evropë.
Në një xhiro me gazetarin Fidan Jupolli, në Klan Kosova, u përmend edhe një deklaratë të dikurshme të kryetarit të VV-së, Albin Kurti, se “nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur’.
“Na kemi folë se si njerëzit duhet me rritë ambicien sepse jemi të fundit në Evropë për gjithçka. Edhe FMN doli me raport tha jeni të parafundit, Qeveria tha se megjithatë është përparim, prej të fundit jemi dalë para. E qikjo është mungesa e ambicies. “- tha Abdixhiku.









