Alonso piketon përforcimin e parë që kërkont e Chelsea. Sulmuesi i rivalëve, i jashtëzakonshëm këtë sezon. Kushton 90 mln euro

Xabi Alonso ka nisur që tani të projektojë ndryshimet e para që do të bëjë te Chelsea. Trajneri bask ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e një qendërsulmuesi cilësor.

Mediet angleze zbulojnë se emri i parë në listë është ai i Igo Thiago. Braziliani i grumbulluar së fundmi edhe nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës, ka shkëlqyer këtë sezon në Premier League, duke shënuar 22 gola me fanellën e Brentford.

Forma e tij e jashtëzakonshme ka ngjallur interesin e shumë ekipeve të mëdha në Angli dhe jo vetëm. Duke ditur këtë gjë Xabi Alonso ka kërkuar finalizimin sa më të shpejtë të marrëveshjes me brazilianin.

Megjithatë, transferimi i sulmuesit 24-vjeçar nuk do të jetë aspak i lehtë. Brentford ka bërë me dije se kërkon 90 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin, i cili është nën kontratë deri në vitin 2031. Ndërkohë oferta e parë e përgatitur nga bordi i Chelsea-s, i udhëhequr nga Todd Boehly, mendohet të jetë rreth 80 milionë euro, duke iu afruar shumë pritshmërive të Brentford.

The post Alonso piketon përforcimin e parë që kërkont e Chelsea. Sulmuesi i rivalëve, i jashtëzakonshëm këtë sezon. Kushton 90 mln euro appeared first on Telesport.