Antonio Conte ka vendosur të largohet nga Napoli pas dy sezonesh. Edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2027, Conte ka vendosur të largohet me konsensus të plotë, pa kërkuar madje as dëmshpërblim. Ai do të drejtojë Napolin për herë të fundit në ndeshjen e fundit në Serie A për këtë sezon ndaj Udinese, të dielën.
Te Napoli nuk humbin më kohë dhe kanë piketuar pasardhësin e Conte-s, i cili është një njohje e vjetër e tyre: Maurizio Sarri. 67-vjeçari aktualisht drejton Lazion. Ai ka drejtuar Napolin në sezonet 2015-2018, ku dhe pse nuk fitoi asnjë trofe, fitoi simaptinë e napolitanëve dhe jo vetëm për futbollin e bukur që luante ekipi i drejtuar prej tij në ato vite.
Megjithatë jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve mes palëve. Por, për momentin Sarri shihet si kandidat kryesor për të marrë drejtimin e Napolit, pas largimit të Conte-s. Edhe pse është nën kontratë me Lazion deri në vitin 2027, ai ka pasur mosmarrëveshje të shumta me presidentin e bardhekaltërve Claudio Lotito, gjë që mund të ndikojnë në ndarjen sa më shpejt nga klubi kryeqytetas.
The post Conte i drejton për herë të fundit ndaj Udinese, Napoli përgatit rikthimin e bujshëm për stolin appeared first on Telesport.









