Carlo Ancelotti ka thirrur Neymar në listën me 26 lojtarë të grumbulluar për Kupën e Botës, e cila nis më 11 qershor. Përpara se të shpallte listën, mediet braziliane zbulojnë se Ancelotti ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me Neymarin dhe i ka bërë të ditur kushtet e tij, të cilat janë pranuar të gjitha nga sulmuesi.
Ndër kushtet e diskutuara ishin: nuk do të jetë ai automatikisht kapiteni, mosgarantimi i vendit të titullarit, kufizimet në praninë e të afërmve të sulmuesit në kampin e ekipit dhe një kufizim në aktivitetin në mediat sociale gjatë gjithë periudhës që Brazili do të jetë i angazhuar në Botëror.
Pasi gëzoi një status të privilegjuar te Brazili për vite me radhë nga trajnerët e mëparshëm, ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së tani do të duhet të përmbushë të njëjtat standarde si shokët e tij të ekipit.
The post Ancelotti ia bën “tetë me dy” Neymarit për Kupën e Botës. Zbulohen rregullat strikte të italianit për sulmuesin appeared first on Telesport.









