C.Ronaldo nuk do të vijë vetëm si futbollist në Botëror, por edhe si biznesmen me një super ide

Cristiano Ronaldo do të marrë pjesë për herë të gjashtë në karrierën e tij në Kupën e Botës. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë portugezi do të marrë pjesë në Botëror edhe si biznesmen.

Ylli portugez ka bërë bujë me vendimin e tij të fundit financiar: blerjen e aksioneve në LiveModeTV, një kanal ndërkombëtar transmetimi i lidhur me Brazilin që do të transmetojë disa ndeshje të Kupës së Botës, ngjarjes kryesore të futbollit për këtë vit.

“Misioni është ta sjell sportin më afër të gjithëve, në një mënyrë krejtësisht të re dhe frymëzuese. Ne duam ta përhapim futbollin përmes transmetimeve në YouTube dhe përmbajtjes së shpërndarë në të gjitha platformat e mediave sociale”, tha Ronaldo në një intervistë për Bloomberg News.

The post C.Ronaldo nuk do të vijë vetëm si futbollist në Botëror, por edhe si biznesmen me një super ide appeared first on Telesport.