Barcelona jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Alessandro Bastoni, por është më e vendosur se kurrë për të nënshkruar me italianin këtë verë.
Mundo Deportivo zbulon se drejtuesit e klubit katalanas tashmë janë të vetëdijshëm se Inter nuk do të pranojë asnjë marrëveshje nën shifrën 70 milionë euro. Shifër kjo e vështirë për t’u përballuar nga financat e klubit katalanas.
Për të ulur koston, klubi katalanas është i gatshëm të përfshijë në marrëveshje mbrojtësin Ronald Araujo, i cili ka pasur një sezon shumë të vështirë. Vlera në treg e uruguajanit ka rënë ndjeshëm nga 1 ose 2 sezone më parë, kur kushtonte mbi 65 milionë euro. Sot, vlen jo më shumë se 30 milionë euro.
Në anën tjetër, klubi zikaltër duket se është i vendosur për shifrën 70 milionë euro dhe për të mos përfshirë asnjë lojtar në marrëveshje apo ndonjë mënyrë tjetër transferimi.
The post Barcelona nuk heq dorë nga Bastoni, vjen propozimi i ri për Interin. Në marrëveshje do të përfshihet edhe një mbrojtës tjetër appeared first on Telesport.









