Ditën e djeshme, Roberto Martinez zbardhi listën me 26 lojtarët e thirrur për Portugalinë për Kupën e Botës 2026. Në konferencën për shtyp, Martinez u pyet për shumë çështje, një ndër to ishte edhe për Eli Kroup Junior.
19-vjeçari i cili po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Premier League me Bournemouth, ku ka shënuar 13 gola deri tani, kishte të drejtë të luante me kombëtaren luzitane, por zgjodhi të përfaqësojë Francën. Didier Deschamps e la jashtë listës për Kupësn e Botës.
“Po, pati kontakt me Eli Kroup Junior. Përpara ndeshjeve të marsit, u përpoqëm të flisnim. Është e rëndësishme të vëzhgojmë lojtarët që mund të veshin fanellën e Portugalisë, por nëse lojtari dëshiron ta bëjë këtë gjë ose jo, është një çështje tjetër. Kroupi donte të luante për Francën dhe ne e respektuam këtë”, pohoi Martinez.
Sulmuesi 19-vjeçar i cili ka përfaqësuar ekipet zinxhir të Francës, duke qenë se nga ana e nënës së tij është me origjinë portugeze, mund të zgjidhte që këtë vit të luante me kombëtaren luzitane, pavarësisht se ka luajtur me moshat e Francës. Sulmuesi zgjodhi përfundimisht “Gjelat”. Po ashtu, mund të zgjidhte dhe vendin e origjinës së babait të tij, Bregu i Fildishtë, por vetë lojtari ka lindur në Francë.
The post “E respketuam vendimin e tij”! Në Mars zgjodhi Francën para Portugalisë, tani mbeti jashtë Botërorit appeared first on Telesport.









