Shtiu me armë zjarri në një aheng, arrestohet një person

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00 ka arrestuar një person.

Kjo pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng dasme. Tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit pistoletë me gaz 9 mm.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.