“Derbet e fituara futini në b*thë”; pankarta anti-Milan e Thuram. Çfarë rrezikon francezi?

Gjatë festës për “dopietën” sezonale të Interit, dy pankarta të shfaqura nga Marcus Thuram kanë shkaktuar polemika, sepse talleshin rëndë me Milanin. Sulmuesi francez mori pankartat nga tifozët dhe i ekspozoi gjatë festimeve, mbi autobusin e hapour, që parakaloi nëpër qytet, nga “San Siro” në “Duomo”.

Njëra prej tyre paraqiste një mi me fanellën kuqezi, ndërsa tjetra mbante shkrimin provokues: “Derbet e fituara futini në b*thë”. Episodi ka sjellë menjëherë në kujtesë një rast të ngjashëm të vitit 2007, gjatë festimeve të Champions-it nga Milani. Në atë kohë, Massimo Ambrosini kishte shfaqur pankartën: “Titullin (që atë sezon e fitoi Interi) futeni në b*thë”.

Për atë episod, mesfushori kuqezi u referua nga organet sportive dhe më pas pagoi gjobë, sipas marrëveshjes së bërë. Tani mbetet për t’u parë nëse edhe Thuram do të përballet me të njëjtin ndëshkim disiplinor.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "IDERBY y METTIL! NEL (DERBY YN METTIL! NEL THURAM ALZA DUE STRISCIONI CONTROI IL MILAN Durante la parata sul bus scoperto Marcus Thuram ha alzato due striscioni contro Milan passati dai tifosi."

 

The post “Derbet e fituara futini në b*thë”; pankarta anti-Milan e Thuram. Çfarë rrezikon francezi? appeared first on Telesport.