Mourinho nuk do të vijë i vetëm te Real Madrid, por bashkë me yllin e Benfica-s

Jose Mourinho është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit, aps përfundimit të këtij sezoni kur do të largohet trajneri i përkohshëm, Alvaro Arbeloa.

Me rikthimin e Mourinho-s, te Real Madrid pritet të nisë një revolucion i vërtetë ku do të ketë shumë largime, por edhe afrime të reja. Mediet spanjolle zbulojnë se përforcimi i parë që ka kërkuar Mourinho është Antonio Silva, qendërmbrojtësi i Benfica-s.

Aftësitë e tij mbrojtëse, pjekuria dhe shpërndarja e topit e kanë bërë atë një lojtar shumë të kërkuar.

Mourinho ka besim të plotë në potencialin e tij dhe beson se ai mund të jetë një lojtar kyç në riorganizimin e mbrojtjes së Real Madridit. Vlera në treg e Antonio Silva është 28 milionë euro sipas Transfermarkt. Ai është nën kontratë me Benfica-n deri në vitin 2027 dhe deri tani nuk është përfolur për rinovim, ndaj largimi i tij në verë një vit para se t’i mbarojë kontrata është shumë i mundshëm.

The post Mourinho nuk do të vijë i vetëm te Real Madrid, por bashkë me yllin e Benfica-s appeared first on Telesport.