Një vajzë është raportuar e zhdukur mesditën e së martës në Deçan.
Sipas Policisë, familjarët e kanë raportuar rastin dhe kanë nisur kërkimet rreth lumit, por nuk kanë parë shenja nga e njëjta.
Policia ka bërë të ditur se ka marrë masat e nevojshme për gjetjen e personit te zhdukur dhe se janë duke punuar intensivisht në këtë drejtim.
“Sot me datë 12.05.2026, rreth orës 12:00, në Stacionin Policor në Deçan, ka ardhur një qytetar i cili ka raportuar se familjarja e tij ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer, ankuesi ka dalur buzë lumit për ta kërkuar, por nuk e ka gjetur, Policia menjëherë ka marrë masat e nevojshme për gjetjen e personit te zhdukur, në koordinim me prokurorin e shtetit rasti cilësohet ” person i zhdukur”, njësitet relevante janë duke punuar intensivisht për gjetjen e personit të zhdukur”, ka thënë policia në një përgjigje për Paparacin.









