Slot: I kuptoj vërshëllimat e tifozëve, nëse nuk fitojmë jemi të gjithë të zhgënjyer

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka reaguar ndaj vërshëllimave që tifozët e “reds” adresuan ndaj tij dhe skuadrës pas barazimit 1-1 ndaj Chelsea në Premier League. Vërshëllima që erdhën pas një zëvendësimi.

Rio Ngumoha u zëvendësua pati një dhimbje koke disa minuta para se të dilte nga fusha. Pata kontakt me të dhe ai tha se nuk ishte mundësi të vazhdonte. E kuptoj reagimin e tifozëve, pasi po luante mirë dhe realizoi një assist. Nuk kasha qëllim ta bëja, por nuk mund të luante më”, tha Slot.

Ai është një lojtar i mirë, por nuk mendoj se është ende në nivelin për të luajtur me 60% për të bërë një ndryshim. Tifozët kanë një mendim tjetër. Ata mendojnë se ai do të kishte qenë në gjendje të luante, por nuk është më mjaftueshëm”, shtoi holandezi.

Ne gjithmonë synojmë një fitore dhe nëse nuk fitojmë atëherë zhgënjehemi. Veçanërisht në një sezon ku nuk kemi fituar shumë ose jo aq sa njerëzit presin që ne të bëjmë. Është thjesht grumbullim i frustrimit dhe kjo doli ndoshta pas pjesës së parë“, deklaroi Arne Slot.

Kjo ndoshta ka të bëjë me mosfitimin tonë, një barazim nga pesë ndeshjet e fundit. Ne fituam tre ndeshje javën e kaluar, por ky barazim nuk është ajo që duam, duam më shumë, duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, tha trajneri i “reds”.

Është plotësisht e kuptueshme që njerëzit janë të zhgënjyer nëse nuk fitojmë, sepse kjo është ajo që duam, duam të fitojmë. Duhet të jetë kështu nëse Liverpool nuk fiton, askush nuk mund të jetë kurrë i lumtur me këtë“, tha Slot.

The post Slot: I kuptoj vërshëllimat e tifozëve, nëse nuk fitojmë jemi të gjithë të zhgënjyer appeared first on Telesport.