Objekti merr flakë në Tophane të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Objekti i një autolarjeje në lagjen Tophane të Prishtinës ka marrë flakë në orët e mbrëmjes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit që janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar.