Të premten, në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit, është bërë e ditur se Kurti ka emëruar tri zëvendësministra – Ali Dulën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, Agon Batushën në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Hysni Mehanin në Ministrinë e Financave.
Dula ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2025, Batusha ish-kandidat për deputet e Mehani ish-kandidat për kryetar të Skenderajt.
Kosova do të shkojë edhe në një palë zgjedhje parlamentare më 7 qershor, pasi pushteti nuk arritën ta zgjidhnin presidentin.









