Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace, ku Liverpool fitoi 2-1, Mohamed Salah la fushën e lojës i dmëtuar dhe kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën e të kuqve.
Egjiptiani do të largohet në fund të sezonit, një vit para përfundimit të kontratës. Sipas britanikes “The Sun”, një nga klubet më të interesuara për Salah është Rangers.
Klubi skocez e sheh Salah si një përforcim ideal, që do të bënte jo vetëm diferencën në kampionatin skocez, por do të ishte një shtysë e madhe për ta për të pasur sukses edhe në Europë.
Këshilltari teknik i Rangers, Stig Inge Bjørnebye, konfirmoi se situata e Salah është përmendur brenda klubit, duke reflektuar interesin e gjerë rreth sulmuesit egjiptian.
Bjørnebye nuk foli ende për negociata zyrtare, por pranoi se destinacioni i ardhshëm i Salah është një çështje me interes për klubin skocez.
The post Nga “Anfield” në “Ibrox”? Salah merr ofertën surprizë. E kërkon klubi ku luan edhe një lojtar i Shqipërisë appeared first on Telesport.









