Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca në fjalën e tij gjatë seancës së thirrur për zgjedhjen e presidentit, tha se opozita po shfrytëzon këtë çështje, për ta dërguar vendin në zgjedhje.
Ai gjithashtu u shpreh se përmes presidentit po tentohet të rrëzohet qeveria.
“Kriza të cilën po e kalojmë tash, kjo është bashkimi i subjekteve parlamentare këtu, opozitare, për ta shfrytëzuar çështjen e presidentit që përmes pamundësimit të kuorumit, të çojnë në zgjedhje, e cila është shpresa e tyre, shpresa që përmes shfrytëzimit të një institucioni tjetër në këtë rast, që është presidenti, që nuk ka të bëj më qeverinë, të mund ta rrëzojë qeverinë”, tha Konjufca.









