Vedat Muriqi po kërkohet nga disa klube dhe ende nuk ka marrë një vendim. Menaxheri i tij Utku Ceniklin ka zbuluar se sulmuesi i Kosovës për momentin është i fokusuar te Mallorca, ku ka shkëlqyer me 21 gola sezonalë në La Liga.
Cenikli në një intervistë për “AS” ka konfirmuar ofertat e përmendura në media.
“Nuk ka zhvillime konkrete. Vedati është lojtar i dëshmuar dhe shumë i pëlqyer. Synimi i tij është t’i përfundojë me sukses ndeshjet e mbetura dhe është besnik ndaj klubit”.
“Ka interesim për të, po kalon një sezon të mirë por është plotësisht i fokusuar te Mallorca për momentin”, deklaroi Ceniklin.
The post Menaxheri i Muriqit konfirmon ofertat: Ka interesim, por për momentin… appeared first on Telesport.









