PDK-ja thërret Këshillin Drejtues, do të dalë me deklaratë politike për zhvillimet në vend

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku u diskutua lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe procesin e organizimit të brendshëm të partisë.

Në këtë mbledhje, kryesia vendosi që të thërras mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së të hënën, më 20 prill.

Pas kësaj mbledhje, PDK do të dalë me një Deklaratë Politike, përmes së cilës do të formalizohen qëndrimet dhe veprimet e partisë lidhur me aktualitetin politik dhe çështjet me rëndësi për qytetarët.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e organizimit të brendshëm dhe mobilizimit të strukturave të partisë për angazhim më të madh në proceset politike, në shërbim të qytetarëve dhe për adresimin e nevojave të tyre.