Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person që dyshohet se është i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar personin me incialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdar, ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë”.









