Departamenti i Krimeve të Rënda të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës ka hapur rast ndaj të shumëkërkuarit Egzon Reshani, i cili prej disa muajsh gjendet në arrati.
“Betimi për Drejtësi” raporton se rasti ndaj tij është hapur për kryerjen e veprës penale “kanosje”.
Hetimet janë duke u zhvilluar pasi i njëjti, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në rrjetin social “TikTok”, është paraqitur duke i kërcënuar me jetë eprorët dhe hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale në Prizren.
Reshani përmend zyrtarët: Xhavit Berisha- rreshter, Tafil Gashi- hetues dhe Fitim Haxhifazliu- rreshter.
“Fëmijët kam me iua nxanë peng, gratë kam me ia q*, mos harroni. Xhavit qorri i k***, Tafili, Fitimi, që janë marrë me mu, rune familjen po të kallxoj, runë familjen se kam me ia q* familjen unë kam me u marr me juve, ju jeni mesu me femije o shoq, a je Polic hajdeni kapemi, i gjalle si bi ne dorë po i dekt po, po i dekt ju kallxoj. Unë i q* gratë e policëve, gratë e Njësisë Speciale edhe atij që i kam plagosë ia q*”, është shprehur Reshani.
Reshani gjendet në arrati pasi është i kërkuar për kryerjen e veprave penale “tentim vrasje” dhe “fajde”.
Në po të njëjtën paraqitje, ai ka kërkuar edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, që ta arrestojë.
“Hajde more live jom, more Petrit p***, hajde kapem, hajde kapem, ti je mesu me kap femije, me kap fëmijë në flagrancë mu jo, unë ta q* familjen. Ti k*rve Policë e Petrit, t’i mundesh me i ndjeke njerëzit e mirë, unë ia q* gratë ty e krejtve, mos harro, mu s’ka p*** nane që..”, është shprehur ai.
Ndërsa në një video tjetër, ai paraqitet duke u shprehur se “ose keni me m’vra ose kam me ju vra”.
“Pasha Allahun…Njësive Speciale në përgjithësi lypin me ia q* gratë në p*, i kanë kap njerëzit veç pse falen, i kanë ngeh zhag. Policëve kam me ia q* robt, Policisë se Kosovës, iu boj thirrje kushdo koftë mos (nuk kuptohet) se kam me ia q* familjen. Ose keni me m’vra ose kam me ju vra. Qekaq” “Gratë kam me ua q* , kush t’me afrohet, me mu hajgare s’ka, kush ka plagos u dorëzu njeri sen s’kom bo…”, është shprehur Reshani.









