Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Azemi: Çka bon ky njeri, a han bukë?

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, në emisionin “DPT te Fidani”, ka komentuar deklarimin e pasurisë së kryeministrit Albin Kurti, duke ngritur dyshime mbi shumën e raportuar në bankë.

Azemi ka theksuar se shuma prej 16 eurosh është e pazakontë dhe nuk pasqyron realitetin.

“Është e çuditshme. Njeriu menjëherë pyet: çka bën ky njeri? A ha bukë, a del diku pas punës, a i qet naftë veturës? A janë këto 16 euro të konservuara në bankë? Mua më duket fyese ndaj neve të tjerëve, sepse nuk është gjendja reale. Nuk mundet një kryeministër me jetu me 16 euro në bankë”, ka deklaruar ai.

Tutje, Azemi ka shtuar se pret më shumë transparencë.

“Besoj se do të duhej të ishte më i sinqertë dhe më burrëror. Agjencia Kundër Korrupsionit do të duhej ta hetojë këtë çështje”, është shprehur Azemi.