Në Japoni është hequr barazimi. “J1 League”, elita e futbollit japonez, vendosi që për 100-vjetorin e kampionatit ndeshjet që mbyllen në barazim pas 90 minutave të shkojnë në goditje penalltish. Qëllimi? Më shumë spektakël dhe lojë sulmuese. Fituesi i ndeshjes me penallti merr 2 pikë, ndërsa humbësi fiton 1 pikë.
Rregulli vlen zyrtarisht vetëm për këtë sezon të shkurtër, pasi federata po përshtatet me kalendarin europian. Nga gushti nis sezoni 2026-2027, që do të mbyllet në qershor, para Botërorit.
Të shtunën, FC Tokyo barazoi 1-1 me Kashima Antlers dhe fitoi 5-4 me penallti, duke marrë 2 pikë. Nuk përjashtohet që rregulli të zgjatet nëse rrit spektaklin.
Edicioni 2026 do të zgjasë 5 muaj, sezon i rregullt deri në maj, me skuadrat të ndara në dy konferenca gjeografike, më pas “play off” dhe finalja në qershor. Japonia do të luajë në Botëror për herë të tetë radhazi.
The post Japonia heq barazimet në ndeshjet e futbollit, por humbësi nuk do të marrë zero pikë appeared first on Telesport.










