Kjo Barcelonë është makinë e vërtetë golash. Me një seri në La Liga që zgjat prej më shumë se 14 muajsh, skuadra katalanase synon të thyejë rekordin e ndeshjeve radhazi me gol në kampionat, një rekord që e mban vetë Barça. Për ta arritur këtë duhet të ruajë ritmin aktual.
Kundër Mallorca shënoi 3 gola, por mund të ishin më shumë. Në 23 javët e para ka realizuar 63 gola. Në ndeshjen e fundit të La Liga shënuan Lewandowski, Lamine Yamal dhe Marc Bernal, por kur nuk janë ata, nuk mbeten pas Olmo, Fermín apo Raphinha.
Me 99 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat (mbi 2.5 gola për ndeshje), Barça ka 6 lojtarë me finalizim dyshifror. Ferran Torres kryeson me 16 gola; Lamine dhe Raphinha kanë nga 14; Lewandowski 13; Fermín dhe Rashford nga 10, të dy edhe me 10 asistime. Në futbollin aktual, askush nuk iu afrohet këtyre shifrave. Te Real Madridi, vetëm Mbappé ka finalizim dyshifror, duke treguar varësinë e madhe nga golat e tij.
Barça e Flick “prek” 100 golat
Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick është karakterizuar nga prodhimi i jashtëzakonshëm i golave. Në sezonin e parë, skuadra blaugrana arriti 174 gola, rekordi i tretë më i mirë në histori. Këtë sezon, ekipi katalanas është vetëm një gol larg shifrës 100, ndërsa ka mbetur ende më shumë se një e treta e garës për t’u luajtur.
Golashënuesit janë më të shpërndarë. Sezonin e kaluar, Lewandowski realizoi 42 gola; tani ka 13 gola, i kaluar nga Ferran Torres (16) dhe Lamine Yamal (15), ndërsa barazohet me Raphinha (13). Rashford dhe Fermín kanë nga 10 gola secili. 99 golat ndahen kështu: La Liga (63), Champions (22), Kupa e Mbretit (6) dhe Superkupa e Spanjës (8). Në 36 përballje, mesatarja është 2.75 gola për ndeshje.
Rekordi absolut prej 190 golash i sezonit 2011/12 me Guardiolën dhe Messin (73 gola) duket i paarritshëm. Edhe me 25 ndeshje të mundshme për t’u luajtur ende, do të duheshin mesatarisht 4 gola për ndeshje. Barça tejkalon Real Madridin, që ka 77 gola, 22 më pak se katalanasit.
The post As Manchester City, as PSG…, rekordi i papritur mbahet nga Barcelona e Flick appeared first on Telesport.










