Dele Alli humb 150 mijë euro në kazino: “Vjen vetëm dhe i trishtuar në orët e natës…”

Dele Alli, 29 vjeç, ende pa ekip pas largimit nga Como, e kishte ndalur karrierën e tij futbollistike. Sulmuesi britanik nuk flet më për performancat në fushë dhe ka qenë në qendër të mediave pasi ka humbur mbi 150 mijë euro në poker, në orët e natës, në një kazino në Londër.

Për disa ditë ai shkoi në kazino gjatë natës, duke humbur shuma të mëdha parash, çka ka shqetësuar lojtarët e tjerë që shpesh e panë vetëm dhe të trishtuar. Ai nuk flet me askënd, përdor dhoma private dhe largohet kur tejkalon limitin e caktuar nga kazinoja.

Sipas “Daily Mail”, ai ka frekuentuar “Victoria Casino” për dy javë, duke humbur rreth 25 mijë euro çdo natë. Për pjesëmarrësit e tjerë, Alli konsiderohet një “balenë”, lojtar me para të mëdha, por jo shumë aftësi, që humb gjithçka, duke gëzuar rivalët. Karriera e tij në Itali ishte e shkurtër dhe e pasuksesshme.

Te Como luajti vetëm 9 minuta nën drejtimin e Fabregas. Tani, Alli shfaqet shpesh i vetëm në kazino rreth orës 2 të natës, i trishtuar, humb shumë para dhe nuk duket i lumtur. Lojtarët e tjerë tregojnë se ai shpesh luan në tavolina me bast të lartë, humbet rreth 25 mijë sterlina çdo seancë dhe po shpenzon pasurinë e tij, duke shqetësuar të tjerët.

The post Dele Alli humb 150 mijë euro në kazino: “Vjen vetëm dhe i trishtuar në orët e natës…” appeared first on Telesport.