Yamal “driblon” rekordet e Messit dhe Mbappé, bën histori vetëm 18 vjeç

Lamine Yamal vazhdoi ta udhëhiqte Barcelonën në La Liga si lider i vërtetë, edhe në mungesë të De Jong, Pedri dhe Raphinha. Në fitoren 3-0 ndaj Mallorca, talenti nga Rocafonda mori përgjegjësinë mbi supe dhe arriti statistika që deri tani i mbanin vetëm emra si Leo Messi dhe Kylian Mbappé:

– 5 ndeshje radhazi me gol, diçka që Messi e arriti për herë të parë vetëm në moshën 20-vjeçare. Lamine? E arriti vetëm 18 vjeç!

– 15 gola dhe 13 asistime këtë sezon, vetëm 3 gola larg sezonit të kaluar.

– 40 gola me fanellën blaugrana në 137 ndeshje.

– 24 gola në La Liga para moshës 19-vjeçare; rekord absolut në 5 ligat më të forta europiane në shekullin e 21-te, duke lënë pas Mbappé (23).

Pavarësisht problemeve me pubalgjinë në fillim të sezonit, ai ka luajtur 77% të minutave të mundshme, shifër e jashtëzakonshme për një 18-vjeçar. Flick tashmë flet për menaxhimin e minutave, por Lamine duket i pangopur. Një tjetër “mur” i rrëzuar. Pengesa e radhës, që e turpëroi atë dhe Barcelonën? Disfata 4-0 në “Metropolitano”, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

 

The post Yamal “driblon” rekordet e Messit dhe Mbappé, bën histori vetëm 18 vjeç appeared first on Telesport.