“Shpresoj të fitojë Juve”. Kështu shprehet Gianluca Zambrotta për “Derby d’Italia”, i cili do të luhet nesër në “San Siro”. Ish-mbrojtësi i djathtë bardhezi, i cili e ka luajtur shumë herë këtë lloj ndeshjeje, analizoi për “Gazzetta dello Sport”: “Pasi e shikova menaxhimin e Motta dhe Tudor, duket se Spalletti ka gjetur ekuilibrin në lojë”.
Sipas Zambrotta, “Juve ndërton më shumë dhe ndryshe; kjo është puna e Lucianos dhe duket dora e tij. Megjithatë ende mungon diçka për ta rikthyer Juventusin e dikurshëm dhe qenë konkurrues në të gjitha kompeticionet”.
Ai shton për duelet kyçe: “Juventusi duhet të jetë i zgjuar për të kufizuar Dimarco, që po bën diferencën tek Interi. Ai është asistuesi më i mirë dhe po bën një sezon të shkëlqyer. Kalulu dhe Conceiçao në atë krah duhet të përpiqen ta kufizojnë sa më shumë.
Gjithashtu, duelet Thuram-Lautaro dhe Bremer e Kelly do të jetë interesantë, sepse Interi ka sulmin më të mirë të kampionatit me 57 gola. Juve duhet të jetë e fortë edhe në duelet një kundër një, veçanërisht në krahun mes Conceiçao, Yildiz ose, nëse aktivizohet, Zhegrova”.
The post Zambrotta këshillon Juven: Duhet ta kufizosh patjetër Dimarcon, ja si mposhtet Interi appeared first on Telesport.










