Gjatë një interviste për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, Beppe Bergomi komentoi Juventusin: “Qysh në fillim kisha ide të qarta për të gjitha skuadrat, por jo për Juventusin. Shihja potencial që nuk dilte në pah, pastaj erdhi Spalletti dhe e evidentoi në mënyrë të shkëlqyer. Ndoshta do t’i duhej një sulmues, e kërkuan gjatë gjithë merkatos dimërore. David është lojtar i mirë, por ka karakteristika të ndryshme nga ato që kërkonte trajneri i tij”.
Ndër lojtarët më të rivitalizuar nga Spalletti është padyshim McKennie, që u bë i domosdoshëm: “Ai jep zgjidhje të ndryshme. Shikoni pastaj rotacionet e Locatelli, që hapet jashtë për të liruar shokët në krah. Lëvizje të menduara, të provuara dhe të realizuara. Duket dora e trajnerit, që i ka dhënë ekipit ritëm dhe forcë”.
Lautaro ka arritur Boninsegna për numrin e golave zikaltër dhe është gati të barazojë Altobelli: “Bonimba ishte një sulmues i frikshëm. Ai dhe Lautaro ngjajnë fizikisht. Nuk janë shumë të gjatë, por e marrin topin me kokë gjithmonë. Spillo është më pranë Lautaro, i mungojnë vetëm 38 gola. Të arrijë Meazza do kërkonte të luante deri në 34 vjeç, por pse të mos mendojmë se mund ta bëjë? Sido që të jetë, argjentinasi është në radhët e para të historisë së Interit”.
The post “Spalletti nxori në pah potencialin e Juventusit, Lautaro ka hyrë në historinë e Interit” appeared first on Telesport.










