De Jong “vjell vrer” ndaj arbitrimit: Nëse ky imazh nuk është IA, e konsideroj skandal

Humja e thellë 4-0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit ishte goditje e fortë për Barcelonën, por brenda dhomës së zhveshjes ka zemërim edhe për golin e anuluar të Cubarsí për pozicion jashtë loje. Vendimi u mor nga Juan Martínez Munuera pas më shumë se 6 minutash rishikim nga VAR-i i Pablo González Fuerte, pa teknologjinë SAOT, duke vendosur linjat manualisht për të treguar pozicionin e gabuar të qendërmbrojtësit.

Frenkie de Jong u shpreh i indinjuar: “Nuk kishte pozicion jashtë loje”. Holandezi vuri në dyshim vërtetësinë e imazheve të transmetuara në televizion. Ai shtoi: “Pashë më pas imazhin dhe duket qartë që nuk kishte ‘jashtë loje’. Në foton që treguan në TV nuk shihet kontakti me topin, pastaj shikohet kur Fermín godet dhe mbrojtësi është një metër pas Robert. Mendoj që është shumë e çuditshme”.

De Jong shtoi: “Ai (Martínez Munuera) nuk mund të bëjë shumë, sepse po pret gjithashtu. Nuk ka imazhin ose videon, por VAR e ka. Imazhi që pashë, nëse nuk është IA (me inteligjencë artificiale)…, është një skandal, sepse është shumë i qartë”.

Në Barcelonë shqetësimi i madh lidhet me moszbatimin e sistemit të ‘jashtë loje’ gjysmëautomatike dhe klubi po mendon të depozitojë një ankesë zyrtare te RFEF për arbitrimin dhe gabimin e VAR-it.

The post De Jong “vjell vrer” ndaj arbitrimit: Nëse ky imazh nuk është IA, e konsideroj skandal appeared first on Telesport.