Manchester City e ngushtoi në 4 pikë diferencën ndaj Arsenal, pas barazimit 1-1 ë “topçinjtë” arritën dje në fushën e Brentford. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, foli i zhgënjyer për këtë ndeshje.
“Një vend vërtet i vështirë për të luajtur dhe fituar, e dinim këtë. Është shumë e vështirë të dominosh lojën për periudha të gjata sepse ata janë shumë të mirë”, shpjegoi trajneri spanjoll.
“Çdo gjë mund të ndodhë, madje diçka shumë negative mund të ndodhë. Duhet të dish si të lundrosh në këto situata”, shtoi Arteta, plotësisht i vetëdijshëm për situatën në tabelë.
Guardiola dhe lojtarët e tij po prisnin vetëm një gabim nga Arsenali për të rihapur më tej garën për titull. “Është pjesë e lojës. Ndonjëherë nuk fillon aq mirë dhe ndonjëherë është edhe për shkak të kundërshtarit”, komentoi Mikel Arteta, trajneri i liderëve të Premier League.
“Ne duhet të bëjmë punën tonë, duhet të vijmë në të gjitha këto fusha njësoj si pjesa tjetër e ekipeve. E dimë sa e vështirë është, duhet të jesh në formën tënde më të mirë në çdo ndeshje dhe gjithashtu të duhet fat për të sjellë në shtëpi tre pikët“, përfundoi trajneri spanjoll.
The post Arteta: Duhet t’i fitojmë këto ndeshje dhe të mësohemi të lundrojmë në këto ujëra appeared first on Telesport.










