Gjithçka mbaroi për mirë. Al Nassr më në fund merr frymë lehtë, Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund grevës dhe që dje është rikthyer në stërvitje me skuadrën. Rreth një javë më parë, ylli portugez kishte vendosur të mos merrte pjesë në stërvitje dhe ndeshje, si protestë ndaj fondit PIF, menaxher dhe pronar i disa klubeve të “Saudi Pro League”.
Në themel të pakënaqësive të CR7 ishte pabarazia e supozuar e investimeve nga “Public Investment Fond”, ndërsa transferimi i Karim Benzema tek Al Hilal ishte “pika që derdhi gotën”.
Sipas “A Bola”, arsyeja e grevës lidhej edhe me çështje të brendshme tek Al Nassr; pagesën e pagave të prapambetura për disa punonjës dhe staf, si edhe rikthimin e José Semedo dhe Simão Coutinho, të cilëve u janë rikthyer kompetencat.
Ronaldo nuk do të luajë menjëherë, do të mungojë në Champions-in Aziatik të mërkurën, por do të rikthehet në kampionat kundër Al Fateh të shtunën. Në fund, fituesi është i qartë: portugezi mori atë që kërkonte.
The post Paga të shlyera dhe drejtues të rikthyer; CR7 fiton “rebelimin” dhe i jep fund “grevës” appeared first on Telesport.










