Mungon ende rinovimi, Milan në rrezik. Tri klubet e mëdha duan rikthimin e amerikanit në PL

Edhe pse është përfolur shumë gjithë këtë kohë për një rinovim të mundshëm të kontratës së Christian Pulisic me Milanin, deri tani ende nuk ka ndodhur gjë.

Kontrata e amerikanit me kuqezinjtë skadon në qershor të vitit 2027. Në këtë situatë, interesi ndaj tij është shumë i madh.

“CalcioMercato.it” zbulon se Manchester United, Arsenal dhe Tottenham, duan rikthimin e sulmuesit anësor në Premier League dhe janë të gatshme të paguajnë vlerën e kartonit të tij që është rreth 55 milionë euro.

Nga njëra anë, Pulisic është shumë i rëndësishëm për Milanin dhe sistemin e Max Allegri-t, por nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij në verë. Pasi me paratë e përfituar nga shitja e Pulisic, Milan mund të bëjë përforcimet e kërkuara gjatë verës së ardhshme.

The post Mungon ende rinovimi, Milan në rrezik. Tri klubet e mëdha duan rikthimin e amerikanit në PL appeared first on Telesport.