“A ta aktivizojmë Mbappé në ‘El Clasico’ me injeksion? Është një vendim që duhet marrë bashkë me lojtarin, stafin teknik dhe mjekët. Duhet t’i vlerësojmë gjithmonë rreziqet, por nuk jemi kamikazë”, – tha trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, në konferencën para finales së Superkupës Spanjolle kundër Barcelonës.
“Kylian ndihet shumë më mirë, – shtoi ai. – U bashkua me skuadrën dje (të premten), sot pasdite do të stërvitet me ekipin dhe më pas do t’i kemi të gjitha informacionet për të vlerësuar së bashku mundësinë e aktivizimit, qoftë nga fillimi apo gjatë ndeshjes”.
Sulmuesi francez u ndal para derbit me Atletico Madridin për një problem në gjurin e majtë, duke humbur atë ndeshje. Reali nuk dëshiron zgjidhje afatshkurtra që mund të dëmtojnë shëndetin e tij në planin afatgjatë. Nga ana tjetër, Flick e vlerësoi: “Aktualisht Mbappé është sulmuesi më i mirë, shënon shumë dhe është lojtar i nivelit botëror, veçanërisht i rrezikshëm në hapësira pas mbrojtjes”.
The post “Nuk jemi kamikazë”; Alonso përjashton aktivizimin e Mbappé me injeksione në finale appeared first on Telesport.










