Real-Atletico, tensione pafund. Vinicius sulmon përsëri, “colchoneros” kundërpërgjigjen

Tensione të reja midis Real Madridit dhe Atletico Madridit, me Vinicius në qendër të vëmendjes për grindjen në fushë me Diego Simeonen. Shkëndija shpërtheu në stolin e “Colchoneros” gjatë gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës, kur sulmuesi iu afrua stolit duke protestuar për një penallti të mohuar.

Simeone i bërtiti: “Florentino do të të heqë qafe, mbaje mend ç’po të them”. Një sulm direkt mbi të ardhmen e lojtarit, të cilit Vinicius iu përgjigj fillimisht me një buzëqeshje ironike. Më pas, Vinicius talli trajnerin argjentinas në rrjetet sociale duke i kujtuar një humbje tjetër, por Atletico Madridi reagoi sërish, duke dhënë versionin e kundërt.

Klubi mbrojti “Cholo”, duke thënë se reagimi i tij ishte vetëm përgjigje ndaj sjelljes jo respektuese të brazilianit, dhe kritikoi atë që e quajti një “modus operandi klasik”; analizimin obsesiv të reagimit të dikujt duke injoruar qëllimisht provokimin që e shkaktoi.

Xabi Alonso, mesazh Simeones: Jo gjithçka lejohet, duhet respekt për rivalin

The post Real-Atletico, tensione pafund. Vinicius sulmon përsëri, “colchoneros” kundërpërgjigjen appeared first on Telesport.