Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello foli mbi vështirësitë e Milanit ndaj skuadrave të vogla. Sipas tij, problemi qëndron në “vazhdimësinë e lojës”, që “nuk varet aq shumë nga idetë e trajnerit, sa nga niveli dhe karakteristikat e lojtarëve”.
“E kam thënë gjithmonë se boshti i një skuadre është porta-mbrojtësi qendror-mesfushori- sulmuesi qendror. Interi e ka një të tillë në nivel absolut, Napoli po ashtu, Milani shumë më pak”.
Capello thekson se Milani varet më shumë nga disa individë që bëjnë diferencën dhe, kur Modriç fiket pak, drita e skuadrës zbehet: “Më shumë se te loja, Max mund të punojë mbi aspektin psikologjik, mentalitetin dhe ndoshta të ndryshojë diçka në momente të caktuara”.
Për garën e titullit, Capello e sheh Interin si skuadrën më të kompletuar në Serie A, duke e dëshmuar nga golat: 40 në kampionat, ndërsa asnjë skuadër tjetër nuk arrin 30. “Dallimi duket, trajneri Chivu mund t’i përfshijë në rotacion lojtarët pa humbur cilësinë, të tjerët jo. Edhe Conte te Napoli nuk mund ta bëjë tërësisht këtë gjë”.
The post Capello: Ja pse Milani has vështirësi ndaj të vegjëlve. Interi, ekipi më i kompletuar në Serie A appeared first on Telesport.










