Saka rinovon me Arsenalin dhe bëhet një nga më të paguarit e Premier League. Shifrat e kontratës së re

Bukayo Saka është gati të lidhet me Arsenalin edhe 5 vite të tjera. Sipas “Times”, sulmuesi anglez është afër nënshkrimit të një kontrate që e lidh me “Gunners” deri më 2031, duke u konfirmuar si një nga shtyllat kryesore të projektit teknik të Mikel Artetës.

I lindur më 2001 dhe produkt i akademisë së klubit, Saka është bërë një referencë për Arsenalin dhe kombëtaren angleze. Kontrata e re parashikon një pagë prej rreth 300 mijë paund në javë, mbi 350 mijë euro. Kjo e bën lojtarin më të paguar të skuadrës dhe një nga më të paguarit anglezë në Premier League, me mbi 18 milionë euro në sezon.

Që nga rinovimi i fundit më 2023, ndikimi i Saka është rritur vazhdimisht. Performancat e tij këtë sezon kanë qenë vendimtare, me 7 gola dhe 4 asistime, duke konfirmuar rëndësinë e tij në skuadrën londineze.

The post Saka rinovon me Arsenalin dhe bëhet një nga më të paguarit e Premier League. Shifrat e kontratës së re appeared first on Telesport.