Pas dy ndeshjeve të para me Milanin, Niclas Fullkrug prezantohet si blerja e re kuqezi: “Ka qenë e lehtë të përshtatem, jam pritur shkëlqyeshëm. Me karakterin tim mendoj se mund të integrohem shumë mirë. Kam gjetur një grup të shëndetshëm, të bashkuar dhe energjik”.
Sulmuesi gjerman zgjodhi fanellën historike: “Numri 9 për mua është sinonim i golave. Nuk e kam zgjedhur shpesh, vetëm i ri dhe me kombëtaren gjermane. E di rëndësinë që ka këtu dhe lojtarët e mëdhenj që e kanë mbajtur; shpresoj të jem në nivelin e tyre”.
Pas fitores ndaj Cagliarit, gjermani debutoi në “San Siro” ndaj Genoa: “Luaja dy vite më parë me Dortmundin, si kundërshtar. Ta bësh me Milanin është më speciale. Shpresoja të shënoja në debutim, por e marrim këtë pikë dhe mendojmë për ndeshjen tjetër”.
Ai komentoi edhe episodet e diskutueshme të ndeshjes: “A kishte kontakt me Ostigard? Ndjeva këmbën e kundërshtarit mbi timen, mendoja për penallti ose VAR. Kishim mundësi për të fituar, nuk mund t’ua hedhim fajin gjyqtarëve”.
Fullkrug njohu rëndësinë e Milanit: “E ndjek Milanin që nga finalja e Champions-it 2003 kundër Juventusit, e di ambicien e klubit. Sulmi ka lojtarë si Leao, Pulisic, Nkunku; shpresoj të sjell karakteristika të tjera dhe të mbush zonën”.
Mundësia e një 4-3-3 të ri me të si sulmues qendror varet nga Allegri: “Ai ka eksperiencë dhe mund ta përshtatë modulimin e lojës. Luajtja me tre përpara mund të jetë opsion; objektivi është vendi i katërt dhe Champions-i”.
Rreth eksperiencës në Angli: “Dua të kthehem në nivelin tim te Werderi dhe Dortmundi. Te West Ham ishte ndryshim i madh; tani jam në formë dhe dua të hap një faqe të re”.
Fullkrug frymëzohet nga gjermanët që luajtën në Itali: “Klose, Bierhoff dhe Voller. Bierhoff tha që do të kem sukses këtu, nuk mund ta refuzoja Milanin”.
Në konferencë, pyetjes për vrimën tek dhëmbi, iu përgjigj me të qeshur: “Është pjesë e imja dhe do të mbetet kështu”.
The post Prezantohet Fullkrug: Numri 9 për mua është sinonim i golave, frymëzohem nga Klose, Bierhoff dhe Voller appeared first on Telesport.










