“Martesa” mes Milanit dhe Mike Maignan duket se do të vazhdojë, por para se të hapet shampanja, drejtuesit kuqezinj duhet të kalojnë pengesën e fundit: komisionet për agjentët. Vullneti i portierit, pas tensioneve të vitit të kaluar mbi tërheqjen nga oferta fillestare e rinovimit, është i qartë, të qëndrojë në Milano, duke refuzuar ofertat e jashtme dhe mbështetur projektin e Max Allegrit.
Marrëveshja ekonomike është praktikisht e mbyllur, por “po”-ja përfundimtare varet nga kërkesat e enturazhit të francezit. Marrëveshja paraprake me portierin është gjetur: kontratë deri më 2029 (me opsion për 2030) dhe pagë e dyfishuar. Maignan do të kalojë nga 2.8 mln euro aktuale në 5.5 mln euro bazë, që me bonuset arrin 7 mln euro në sezon, duke e bërë lider teknik dhe “kapiten”. Pra, francezit i barazohet statusi i pagës me Rafael Leao.
Çështja e komisioneve për agjentët mbetet nyja kryesore, pasi ata kërkojnë shpërblime të rëndësishme në rast largimi falas më 30 qershor 2026. Takimi i afërt do të vendosë gjithçka, më pas do të vijë “tymi i bardhë”.
The post Maignan-Milan, rinovimi në “nyjen” e fundit. Mungon vetëm një detaj appeared first on Telesport.










