U deshën 121 milionë euro, por Chelsea më në fund bleu mesfushorin titullar të ekipit kombëtar argjentinas Enzo Fernández, 24 vjeç, në fund të janarit 2023. Ky veprim i forcoi ndjeshëm “blutë”. Por jo gjithçka rreth marrëveshjes në fjalë ishte e ditur deri më tani.
“Nëse nuk do të kisha folur me Rui Costa (presidenti i Benfica), nuk mendoj se transferimi do të ishte realizuar. Procesi i negociatave ishte shumë i gjatë dhe i vështirë. Agjenti im dhe Benfica e dinin sa shumë më donin Chelsea dhe bënë gjithçka që mundën për të nënshkruar me mua”, tha Fernandez.
Sa i përket vështirësisë së marrëveshjes, e cila zgjati deri në fund të afatit kalimtar dimëror, ai shtoi: “Rui Costa donte që unë të qëndroja edhe gjashtë muaj të tjerë sepse tha se do të kishte shumë oferta të tjera, por në futboll nuk i dihet kurrë. Doja të shkoja në Premier League dhe të nënshkruaja për Chelsea, kështu që jam shumë i lumtur me vendimin tim.”
“Kur erdhi interesi i Chelsea nuk kisha dyshime. Doja të bëja hapin drejt Premier League. Doja të vija te Chelsea me çdo kusht dhe nuk doja ta lija mundësinë të më kalonte. E gjithë bota e di këtë dhe, falë Zotit, funksionoi,” përfundoi Enzo Fernandez.
The post Enzo Fernandez: E kam dashur me çdo kusht transferimin te Chelsea, jam i lumtur për këtë vendim appeared first on Telesport.











